Ka ndodhur

Mashtruan biznesmenin nga Lushnja dhe i morën 6 mijë euro, arrestohet dhe personi i dytë

Policia ka vendosur në pranga Arsen Matollarin, i cili në bashkëpunim me 26-vjeçarin Ervis Belollari ( i cili u arrestua në flagrancë ditën e djeshme) mashtruan një biznesmen duke i marrë 6 mijë euro.

32-vjeçari, banues në Durrës, u arrestua ditën e sotme, ndërsa u sekuestrua shuma prej 4700 mijë euro, si edhe mjeti me të cilin dy të rinjtë lëviznin.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknown” bënë kapjen e ndalimin e shtetasit A. M., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. B (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor”, informon policia.

Gjatë kontrollit të banesës së 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë