Futboll

La Liga, Real Madrid kundër të gjithëve

Atmosfera në prag të derbit mes Real Madrid dhe Atletico Madrid është nxehur nga debati që ka plasur mes vendasve dhe trupës së arbitrave në kampionatin spanjoll. Presidenti Florentino Perez ka kritikuar shpesh arbitrimin në “Bernabeu” por “kupa u mbush” me dy vendime të kundërshtuara në humbjen 1-0 ndaj Espanyol. Nga ai moment doli në dritë një letër dërguar nga klubi madrilen që akuzon arbitrat spanjollë. Në debat janë përfshirë Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga.

Kopertina e Marca-s në Spanjë

Nën sulm është kontrolli i Federatës mbi arbitrat për të cilin kërkohet një ristrukturim sipas modelit në Angli dhe Gjermani. Federata organizoi të enjten një takim me klubet profesionistë përfaqësuar nga La Liga. Mes figurave pjesëmarrëse që kritikuan sjelljen e Real Madrid ishte Presidenti i Sevilla-s, Jose Maria del Nido Carrasco dhe Drejtori i Përgjithshëm i Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin — të dy aleatë të Presidentit Javier Tebas dhe La Liga-s. Z/presidenti i Barcelona-s, Rafael Yuste ishte prezent por nuk u përfshi.

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas

Barcelona ka kritikuar më herët systemin VAR duke kërkuar kontrollin e komunikimeve audio për golin që iu anullua Lamine Yamal në El Clasico-n e Prillit që Real Madrid fitoi 3-2. Ndërkohë që Perez kërkon futjen e modelit anglez deri edhe aktivizimin e arbitrave anglezë në La Liga, Medina Cantalejo, që u emërua nga Rubiales në vitin 2021 thotë se është i hapur për ndryshime por kërkon që arbitrimi spanjoll të vazhdojë të jetë nën strehën e Federatës. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas thotë se – “Real Madrid ka humbur mendjen”, ndërsa në këtë përkufizim ai mbështetet edhe nga shumica e klubeve anëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë