Moti

Mot me diell por temperaturat ulen. Maksimalja deri në 12°C

Nga Gazeta ‘Si’- Do të vijojë territori shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites; por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale në Bulqizë deri në 12°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë