Gazeta Si – Harrojini kaloritë, ushqimet e peshuara për gram dhe piramidën ushqimore. Për të qëndruar të shëndetshëm (dhe për të mbajtur veten në formë), vetëm duhet të organizoni ushqimet tuaja në mënyrë korrekte duke përdorur “The Healthy Eating Plate” krijuar nga Harvard T.H. “Chan School of Pubblic Health”
Çfarë është piramida ushqimore
Piramida ushqimore filloi të përhapet gjerësisht në vitin 1992 dhe nuk është gjë tjetër, veçse një grafik i krijuar nga Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara (USDA) për të përcjellë menjëherë konceptet më të rëndësishme të edukimit ushqimor. Piramida është e ndarë në kate, në të cilat përfaqësohen grupet ushqimore.
Duke shkuar nga poshtë lart frekuenca e konsumit zvogëlohet: në bazë, pra, ka fruta dhe perime për t’u ngrënë disa herë në ditë, ndërsa në krye konsumohen herë pas here ëmbëlsirat dhe “snack”-ët.
Megjithatë, nuk jepet asnjë indikacion për përbërjen e vaktit apo mënyrën e kombinimit të ushqimeve së bashku.
“Pjata e ushqimit të shëndetshëm” të Harvardit.
Evolucioni natyror i kësaj paraqitje grafike është ai i zhvilluar nga Universiteti Amerikan i Harvardit, “The Healthy Eating Plate”, i cili shpjegon se si të organizohen vaktet, si të kombinohen ushqimet dhe që shmang skematizmin e panevojshëm – të paktën në jetën e përditshme në një situatë fiziologjike – të kalorive apo porcioneve për gram.
Ajo që ka rëndësi në modelin e Harvardit, janë cilësia e dietës dhe proporcionet midis ushqimeve të ndryshme.
Një pjatë e thjeshtë e vizatuar dhe e ndarë në katër segmente, shpjegon se në drekë ose darkë (dhe në mënyrë ideale edhe në mëngjes), gjysma e pjatës duhet të jetë e mbushur me fruta dhe perime, një e katërta me karbohidrate si bukë, makarona, polenta ose patate, një çerek bishtajore dhe proteina.
Ekspertët amerikanë u shtojnë këtyre indikacioneve disa specifika të vogla, si këshilla për të ndryshuar llojin dhe ngjyrat e perimeve të konsumuara ose për të preferuar drithërat – si elbi apo kuinoa, për shembull – ndaj bukës së bardhë. Më mirë të kufizoni mishin e kuq dhe të shmangni mishin e përpunuar, siç janë salsiçet.
Jashtë pjatës
Për të përfunduar skemën amerikane jashtë pjatës, ka ujë, vaj dhe lëvizje fizike. Sugjerimi është të preferoni ujin, apo pijet pa sheqer si çaji dhe kafeja, ndaj pijeve joalkoolike dhe preferohet të zgjidhni yndyrnat e shëndetshme, që do të thotë kryesisht vaj ulliri ekstra i virgjër.
Ushqimi i shëndetshëm maksimizon efektet e tij pozitive kur kombinohet me një mënyrë jetese aktive. Nuk është e nevojshme të merreni me sporte rraskapitëse, por të lëvizni sa më shumë.
Zbatimi praktik
“Pjata e ushqimit të shëndetshëm” duhet të mbetet një udhëzues i përgjithshëm për t’iu referuar: nuk është e nevojshme të hani spinaq të skuqur në tigan, vezë të skuqura dhe patate të ziera në avull për të respektuar dietën.
Megjithatë, mund t’i kombinoni ushqimet së bashku për të rikrijuar recetat tuaja të preferuara: makaronat me ragu janë të mira, por mos harroni t’i kombinoni me një porcion perimesh ose t’i shoqëroni me supëra të ndryshme ose edhe të shtoni një pjatë të dytë të vogël me perime në një makarona me pesto.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



