Derbi i Madridit i referohet një sfide speciale në historinë e LaLiga-s. Përballja mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, dy ndër klubet më në zë në futbollin spanjoll. Rivalitet që zgjatet përtej 90 minutave që zhvillohen në fushë dhe e ndan kryeqytetin që jeton pasionin për klubet e tij në një mënyrë të veçantë. Kjo është ndeshja më e luajtur në histori, e para u zhvillua më 24 Shkurt 1929, kur Real Madrid sigloi fitoren 2-1. Pas fitores në “Butarque” që i siguroi një vend në ½ finalet e “Copa del Rey”, kryesuesit në LaLiga presin Atlético-n në “Santiago Bernabéu” për javën e 23.

Ditët përpara kësaj sfide janë shfrytëzuar nga Real Madrid për tu ankuar ndaj gabimeve arbitrale. Diçka që Atletico Madrid e shikon si presion në rritje nga “blaugranat” ndaj xhaketave të zeza. Diferenca mes skuadrave është një pikë dhe kjo falë humbjes që Real pësoi minimalisht ndaj Espanyol. Sfida e parë e këtij sezoni përfundoi 1-1 në Shtator në “Metropolitano Stadium”

Për ndeshjen e të shtunës, Ancelotti duhet të zgjidhë mungesat e Antonio Rüdiger dhe David Alaba-s në mbrojtje, aty ku mungojnë edhe Éder Militão me Dani Carvajal. Ndërsa Atletico Madrid që mundi Mallorca-n 2-0 në kampionat shkatërroi Getafe 5-0 në Kupë. Robin Le Normand do të mungojë për shkak pezullimi ndërsa Pablo Barrios u kthye në stërvitje me skuadrën. Diego Simeone nuk ka asnjë mungesë tjetër për derbin ku pritet që Oblak të jetë në portë ndërsa Lenglet, Llorente dhe Gallagher në formacion.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madrid: Oblak; Llorente, Gimenez, Lenglet, Galan; Simeone, De Paul, Barrios, Gallagher; Alvarez, Griezmann.
Formacioni i mundshëm i Real Madrid: Courtois; Vazquez, Tchouameni, Asencio, Mendy; Valverde, Camavinga; Rodrygo, Bellingham, Vinicius; Mbappe.
Ndeshje derbi:
237
Më shumë fitore:
Real Madrid (116)
Më shumë ndeshje:
Sergio Ramos (43)
Shënuesi më i mirë:
Cristiano Ronaldo (22)
Fitorja më e thellë:
Atlético Madrid 5–0 Real Madrid (1947–48 La Liga)
Real Madrid 5–0 Atlético Madrid (1958–59 La Liga)
Real Madrid 5–0 Atlético Madrid (1983–84 La Liga)
Ndeshja me më shumë gola:
Real Madrid 3–7 Atlético Madrid, International Champions Cup (26 Korrik 2019)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




