Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Korçë, 26-vjeçari paraqitet vetë në spital

Gazeta Si – Një 26 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve i riu, me iniciale K.Z., ka marrë plagë në qafë dhe është paraqitur vetë në spital, por ai ndodhet në reanimacion në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet se kush e ka plagosur të riun, por paraprakisht policia dhe grupi hetimor po punon për të zbuluar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Dy netë më parë një tjetër person u paraqit në sptialin e Korçës me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës pas një konflikti të çastit në qendër të Korçës, ndërsa autori, një 40-vjeçar u identifikuar dhe u shpall në kërkim nga policia. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë