Në Botën komplekse të futbollit gjithcka duhet të jetë në kohën dhe vendin e duhur që një lojtar të shkëlqejë duke treguar aftësitë e tij. Ka arësye të shumta sepse një i tillë shëndërrohet nga një kampion në të panevojshëm, por ndryshimi i trainerit është katalizatori kryesor në shumë raste.

Yaya Toure dhe Pep Guardiola
Pep Guardiola punoi me Yaya Toure te Barcelona dhe Manchester City. Në të dy skuadrat ai u ul në stol pavarësisht forms së tij. Guardiola mori Sergio Busquets nga akademia te Barcelona dhe e shiti Toure te City ku ai shkëlqeu duke u shpallu edhe Lojtari më i mirë i Afrikës për 4 vite rradhazi. Në Angli ai ndihmoi City-n të fitonte dy tiuj në Premier League por kur Pep u bashkua me City-n në vitin 2016, paraqitjet e Toure u reduktuan nga 32 në sezonin 2015/16 në 10 në 2017/18.

Mesut Özil dhe Mikel Arteta
Me Arsène Wenger, Mesut Özil ishte gjeniu krijues te Arsenal dhe në vitin 2016 ai dha më shumë asist se kushdo tjetër në Premier League dhe ndihmoi Arsenal të fitonte 3 herë Kupën e Anglisë. Kur Mikel Arteta mori drejtimin në vitin 2019, e hoqi Özil nga skuadra në Premier League dhe Europe League. Ndërsa në vitin 2020 e dërgoi te U23s.

Diego Costa dhe Antonio Conte
Diego Costa ishte në kulmin e tij kur u transferua te Chelsea me të cilin fitoi dy tituj në Premier League dheu përzgjodh në Skuadrën e Vitit në 2015. Shënoi 20 gola në secilin nga sezonet por Antonio Conte i dërgoi një mesazh në vitin 2017 duke i thënë që ishte i panevojshëm.

Donny van de Beek dhe Ole Gunnar Solksjaer
Donny van de Beek luajti një rol të rëndësishëm te Ajax që arriti ½ finalet e Champions League në vitin 2019 duke tërhequr vëmendjen e Ole Gunnar Solksjaer dhe Manchester United. Por Solksjaer e aktivizoi Van de Beek në katër ndeshje të Premier League në dy sezone përpara se ta huazonte te Everton.

James Rodríguez dhe Zinédine Zidane
Carlo Ancelotti e mori James Rodríguez te Real Madrid pas paraqitjes së kolumbianit në “Brazil 2014”. Por kur Zidane pasoi italianin në vitin 2016, ai u shndërrua në lojtar stoli. Në vazhdim u bashkua me Ancelotti-n te Bayern dhe Everton por kur Ancelotti u kthye në Madrid, Rodríguez kishte humbur mes Lindjes së Mesme dhe Greqisë.

Radamel Falcao dhe Louis van Gaal
Diego Maradona e quajti Louis van Gaal një djall për trajtimin që holandezi i bëri Radamel Falcao-s te Manchester United duke i dhënë pak minuta dhe zbritur në skuadrën U23. Përpara transferimit te United, Falcao ishte një sulmues elite dhe shënoi 72 gola në 87 ndeshje me fanellën e Porto-s dhe 70 në 91 ndeshje për Atlético Madrid.

Isco dhe Carlo Ancelotti
Isco ishte blerja e parë e Carlo Ancelotti-t gjatë periudhës së parë në drejtimin e Real Madrid por kthimi i italianit në vitin 2021 rezultoi fatal për Isco-n që nga 25 ndeshje në La Liga 2020/21 luajti vetëm 14 në sezonin 2021/2022.

Gareth Bale dhe Zinédine Zidane
Gareth Bale ishte shumë i rëndësishëm te Real Madrid duke shënuar gola spektakolarë dhe fituar tre tituj në La Liga dhe pesë në Champions Leagues. Megjithatë nën drejtimin e Zidane, Bale mbeti jashtë skuadrës duke luajtur vetëm 5 ndeshje në sezoznin 2021/22. Kur Real Madrid fitoi titullin ai nuk u bashkua me lojtarët e tjerë por valëviti një falmur ku shkruhej “Wales, Golf, Madrid”.

Deli Alli dhe José Mourinho
Deli Alli ishte talenti më i madh anglez nën drejtimin e Mauricio Pochettino-s dhe te Tottenham zhvilloi një sezon magjik në 2016/17, kur shënoi 18 gola e shërbeu 7 asists. Produktiviteti tij ra menjëherë nën drejtimin e José Mourinho-s që e uli në stol. Pas 10 ndeshjeve në 2021/22, Alli u huazua te Everton dhe Besiktas që e larguan shumë shpejt. Së fundi është pjesë e Como-s në Serie A.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




