Nga Gazeta ‘SI’- Viti 2024 është mbyllur me tregues pozitivë për sa i përket depozitave bankare.
Sipas shifrave nga Banka e Shqipërisë, në fund të dhjetorit kursimet në banka u shtuan me 1.8%, ose me 25 mld lekë. Në total, stoku i kursimeve arriti 1.361 trilion lekë nga 1.336 që ishte në muajin nëntor.

Pas tremujorit të parë të vitit, ecuria e depozitave qenë pozitive me luhatje në disa muaj.
Depozitat në valutë janë rritur me 1 miliardë lekë nga nëntori në dhjetor, ndërsa ato në lekë me 24 miliardë. Gjithsesi, valutat vazhdojnë të dominojnë stokun e depozitave dhe mbajnë më shumë se 50% të totalit.
Nga dhjetori 2023, kursimet në banka janë shtuar me rreth 60 miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



