Ka ndodhur

Lezhë, kamioni me mbeturina përplaset me barrierat dhe përmbyset në rrugë

Gazeta Si- Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabë.

Drejtuesi i kamionit të pastrimit të Laçit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përmbysur në anë të rrugës. Shoferi ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.

Sipas burimeve, kamioni i mbushur plot me mbeturina ishte nisur në drejtim të landfillit të Bushatit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit nga i cili u krijua dhe trafik i rënduar automjetesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë