Ka ndodhur

Ngjarje e rëndë tek ‘Kodra e Priftit’, babai vret djalin me thikë

Nga Gazeta ‘SI’ – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku babai ka vrarë me thikë djalin e tij 37-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”, ndërsa autori 74-vjeçar është shoqëruar në polici.

“Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit  në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë