Nga Gazeta ‘SI’ – Një 41-vjeçar në Fushë-Krujë ka rënë në prangat e policisë pasi përndiqte katër vajza të mitura.
Sipas asaj që njoftojnë blutë, ai i kishte përndjekur të miturat në mënyrë të vazhdueshme, teksa nën hetim është edhe personi që ndodhej në makinë me të arrestuarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




