Nga Gazeta ‘SI’ – Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare të bëjë kujdes me shpenzimet publike me fokus në cilësinë e tyre.
Në një raport të gjatë për Shqipërinë, Fondi sugjeron që të shkojnë më shumë para për arsimin publik dhe kujdesin shëndetësor, pasi sipas analizave, rezultatet e tyre nuk janë në përpjesëtim me nivelin e shpenzimeve.
Më tej, FMN thotë që ka ngërçe edhe tek ndihma sociale për familjet e varfra, ku sërish qeveria duhet të rishikojë shpenzimet dhe të kanalizojë fondet në skema që targetojnë më mirë familjet në nevojë.
“Rishikimet e rregullta të shpenzimeve – duke përfshirë sigurimin që rritja e pagave publike është e lidhur me përfitimet e efikasitetit të mbështetur nga teknologjia dhe trajnimi në punë – do të siguronte që shpenzimet të përputhen me prioritetet në zhvillim” sugjeron FMN duke shtuar se jetëzimi i projektit të Gazsjellësit në Shqipëri, do të përmirësonte buxhetin dhe shpenzimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



