Ekonomi

Ministri i Financave: Bonusi i pranverës për pensionistët do të shpërndahet në shkurt

Nga Gazeta ‘SI’ – Teksa bëri një përmbledhje të situatës ekonomike gjatë 2024-s, ministri i Financave, Petrit Malaj njoftoi se bonusi i pranverës për pensionsitët do të nisë shpërndarjen që në shkurt.

Sipas vendimit, pensionistët që marrin më shumë se 20 mijë lekë në muaj do të marrin një bonus prej 5 mijë lekësh, ndërsa at që marrin më pak do të marrin bonus 10 mijë lekë. Përfitues do të jenë edhe personat që janë të regjistruar për ndihmë ekonomike, invalidët etj.

“Me një fond prej 2.2 miliardë lekësh bëmë të mundur ofrimin e një bonusi më të qënësishëm për shtresat më në nevevojë, ndërsa garantuam hapjen e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë. Është një bonus, që sikundër është deklaruar edhe nga Kryeministri Rama do të nisë të shpërndahet në muajin shkurt dhe që,  falë parametrave ekonomikë do të  vijojmë ta japim në vazhdimësi për të reflektuar çdo rritje mbi parashikimin, krahas punës që po vijon me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë, për një reformë të thellë të sistemit të pensioneve’, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë