Dinamike, e paparashikueshme dhe me më shumë ndeshje të forta – kjo është “UEFA Champions League” më e bukur në 25 vitet e fundit. Kur 18 ndeshjet e fundit në fazën e Ligës do të startojnë në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, 27 nga 36 skuadrat pjesëmarrëse do të kenë diçka për të cilën ja vlen të luash. Për të qënë një prej 8 atyre që kualifikikohen direkt, për të fituar një vend në fazën Playoff dhe për të evituar eleminimin. Vetëm dy nga ndeshjet e sotme nuk kanë asgjë për të fituar apo humbur. Për të shtuar më shumë tonet dramatike vlejnë përpjekjet për përmirësimin e pozicionit në klasifikim në mënyrë që të evitosh rivalët më të fortë në raundet pasardhëse.

Çdo ndeshje do të ketë lidhje me tjetrën duke filluar nga golat e shënuar pasi diferenca e tyre do të vendosë shumë për 8 skuadrat e para që kualifikohen direkt dhe sigurojnë avantazhin e fushës në raundin e 16 më të mirëve. Po të shohim klasifikimin pas 7 ndeshjeve vëmë re se vetëm 3 nga 9 skuadrat e vazos së parë janë mes 8 më të mirave – Liverpool, Barcelona dhe Inter. Ndërsa vetëm 3 skuadra nga vazo e 4 – Aston Villa, Monaco dhe Brest kanë siguruar një vend në Playoff dhe kanë pretendimet e tyre për tu futur mes 8 vendeve të para. Liverpool është skuadra me ecuri konstante ndërsa për të tjerat ka qënë një rrugëtim me ulje-ngritjet e tij deri në vërshëllimën e fundit.

Nuk mund të lëmë pa përmendur përplasjet e mëdha pasi këtë sezon kemi përjetuar 4 nga 5 finalet e fundit në Champions League si dhe rikthimet e rëndësishme. Aston Villa shënoi njërin prej tyre në Kupat e Evropës në “Villa Park” kur fitoi ndaj Bayern München (ishin takuar në vitin 1982). AC Milan dhe Liverpool – që luajtën Finalen në vitet 2005 dhe 2007 duken sërish të motivuar si atëherë. Përpara këtij sezoni, më shumë gola në grupet e Champions League u shënuan në sezonin 2019/20 (3.21 mesatarisht). Ndërsa në pritje të ndeshjeve të sotme, mesatarja është 3.22 gola për ndeshje.

Me formatin e ri, skuadrat e të njëjtës vazo mund të ndeshen me njëra-tjetrën duke rezervuar më shumë ekuilibra dhe rritur shanset e skuadrave të vogla për të fituar më shumë pikë. Në sezonin 2022/23 Viktoria Plzeň ishte në një grup me Bayern, Inter dhe Barcelona-n duke përfunduar me 6 humbje, ndërsa këtë sezon diferencat mes kundërshtarëve janë minimizuar ndjeshëm dhe skuadrat e vazos së 4 kanë fituar 2 pikë më shumë ndeshje krahasuar me një sezon më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




