Nga Gazeta ‘Si’- Një oficer i policisë në Gjirokastër është vënë në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi shkaktoi një aksident me dy të plagosur.
AMP thotë se polici me inicialet D.C ishte në gjendje të dehur kur përplasit një makinë tjetër në aksin Këlcyrë-Përmet.
“Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit tip “Citroen” në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur fshati Ribaj është përplasur me mjetin tip “Nisan”, ku si pasojë kanë ngelur të dëmtuar pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit D. H., 57 vjeç dhe shtetasi R. S., 59 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Përmetit, janë larguar për në banesë”, thekson njoftimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.