Ekonomi

BSH marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve për financat e gjelbra / Sejko: Përfitime për qytetarët dhe mjedisin

Nga Gazeta ‘Si’- Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve për zhvillimin e financave të gjelbra dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri.

Në një konferencë për media Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se BSH vazhdon të jetë në krye të përpjekjeve për të integruar financat e gjelbra. Ai shtoi se nga ky bashkëpunim përfitojnë qytetarët shqiptarë dhe mjedisi ynë.

“Strategjia jonë e gjelbër afatmesme e miratuar në 2023 është një reflektim i përkushtimit për arritjen e objektivave tanë në këtë kuadër. Gjatë 2024 kemi marrë disa nisma të rëndësishme që dëshmojnë angazhimin tonë konkret, përfshirë analizën e ekspozimit të sektorit bankar ndaj rreziqeve klimatike, e cila ka ndihmuar në identifikimin e rajoneve dhe sektorëve më të prekur dhe hartimin e udhëzuesit për menaxhimin e rreziqeve klimatike që krijon një kornizë të qartë për bankat që të integrojnë këto rreziqe në sistemin e menaxhimit të rrezikut”, tha Sejko.

Ndërsa zv.presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot, u shpreh se synojnë të krijojnë një mjedis financiar të favorshëm që do të kontribuojë dhe mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për kalimin në një ekonomi të gjelbër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë