Futboll

Europa League në shenjën e shqiptarëve

Pas “UEFA Champions League” është “UEFA Europa League” që zbret në fushë për raundin e parafundit në ligën e fazës. Manchester United pret “fqinjët” e Rangers, Tottenham shpreson të vazhdojë momentumin në Gjermani dhe Lazio të mbrojë pozicionin e deritanishëm në krye të klasifikimit. Në fakt dy ndeshjet e para janë zhvilluar tashmë dhe Turqia ishte mikpritësja e tyre. 

Të martën Galatasaray nuk ruajti dot avantazhin e dy golave përballë Dynamo Kyiv që kërkoi shërbimet e Yarmolenko-s për të arritur vendasit në “RAMS Park duke marrë pikën e parë në kompeticion. Ndërsa dje Besiktas dhe Solskjaer patën nevojë për Milot Rashicën dhe Ernest Muçin përballë Athletic Bilbao-s. Gol për çdo pjesë nga mesfushori dardan që e kaloi dy herë në avantazh skuadrën vendase në “Tüpraş Stadyumu”. Pas tij Rafa (që sërbeu në golat e Rashicës) dhe Joao Mario bënë të pavlefshëm barazimin e Unai Gomez.

Nga ndeshjet e sotme veçojmë:

Hoffenheim vs Tottenham Hotspur (18:45)
Hoffenheim ka humbur katër ndeshjet e luajtura deri tani përballë klubeve angleze në kompeticionet evropiane. Ndërsa Tottenham (14 fitore, 4 barazime, 11 humbje) ka një rekord pozitiv përballë rivalëve gjermanë.

Lazio vs Real Sociedad (21:00)
Fitorja e vetme dhe e fundit e Real Sociedad ndaj rivalëve italianënë kupat e Evropës është arritur ndaj Inter në vitin 1979. Baskët kanë humbur 4 dhe barazuar 5 ndeshje nga 9 përballjet që pasuan.

Manchester United vs Rangers (21:00)
Kjo është përballja e parë mes tyre në “Europa League” por ato janë ndeshur 4 herë në “UEFA Champions League”. Manchester United ka fituar 3 prej tyre dhe barazuar tjetrën.

Të tjera sfida:
Fenerbahçe pret Lyonin e vendit të 4 që nuk humbet prej 3 ndeshjesh dhe kërkon të lërë pas zhgënjimin e raundit të 6. Francezët kanë fituar 4 ndeshjet e kaluara në Evropë, të fundit 4-2 në shtëpi, Nëntorin e vitit 2004.
Porto ka një pikë më shumë se vizitorët e Olympiacos në “Estádio do Dragão”. Kjo do të jetë sfida e 9 mes tyre në kompeticionet e UEFA-s. Porto ka një avantazh të lehtë– katër fitore ndaj tret ë Olympiacos, 1 barazim plotëson serinë.
Pas fitores impresionuese në shtëpi, 3-0 ndaj Braga-s, Roma për raundin e 7 udhëton drejt AZ Alkmaar. Italianët kanë luajtur ndaj klubeve holandeze në sejcilin prej 4 edicioneve të fundit, përfshi edhe triumfin në Finalen e 1’rë në “UEFA Conference League” ndaj Feyenoord në vitin 2022 në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë