Art dhe Kulture

Skicat dhe vizatimi, ana tjetër e Orhan Pamuk/ Shkrimtari: Ka pasur një kohë kur fjalët dhe figurat ishin një

Nga Gazeta “SI” – Deri në moshën 22-vjeçare, Orhan Pamuk aspironte të bëhej piktor. Jeta e tij më pas mori një tjetër rrjedhë. Duke qënë se Pamuk i përkiste një familjeje të pasur, dëshirat por dhe aspiratat e tij  ndryshonin shpesh gjatë rinisë së tij. Deri sa në fund ai bëri zgjedhjen e jetës, të bëhej shkrimtar.

Orhan Pamuk

Por përgjatë këtij rrugëtimi të gjatë si shkrimtar Orhan Pamuk ka ruajtur dhe shumë skica dhe vizatime të vendeve të ndryshme duke përfshirë skicat e tij nga Stambolli, Urbino, Mumbai, Goa, Granada, Venecia, Nju Jorku, Parisi dhe Los Anxhelosi.

Skicë e Orhan Pamuk

Orhan Pamuk e shpjegon procesin e shkrimit si një kryqëzim mes imazhit dhe tekstit. Faqet e fletoreve të Pamuk përmbajnë komente të vazhdueshme mbi përpjekjet e të shkruarit, si dhe intimitete, rrëfime dhe kode simbolike apo poetike. Ato jo vetëm që ndjekin udhëtimet e tij në Stamboll, Urbino, Mumbai, Goa, Granada, Venecia, Nju Jork, Paris, Los Anxhelos dhe vende të tjera, por gjithashtu zbulojnë atë që mund të quhet topografia e mendjes së shkrimtarit.

Një thashethem gjendet pranë një epifanie. Një deklaratë nostalgjie ndan faqen me lajme për botime ose një llogaritje të thjeshtë të shpenzimeve të ditës. Ky kontrast, ku e thella bashkëjeton me të përditshmen, zbulon shkrimtarin mes rrëmujës së jetës. Skicat e Pamuk janë si një sy i qetë në një stuhi kreativiteti. Ato janë itinerar dhe mendim i papërpunuar, njëkohësisht meditativ dhe dytësor. Për këdo që është i interesuar në mekanizmat e brendëshme të një mendjeje brilante, fletoret janë një kënaqësi tërheqëse që zbulojnë burimet e shkrimeve të Pamuk.

Sipas tij, për të ka pasur një kohë kur fjalët dhe figurat ishin një, ka pasur një kohë, kur fjalët ishin figura dhe figurat ishin fjalë.

Orhan Pamuk është vetëm një nga shkrimtarët e mëdhenj botërorë të cilët përveç letersisë edhe kanë pikturuar. Ernesto Sabato, Fjodor Dostojevski dhe Dino Buzatti janë disa nga shkrimtarët të cilët kanë lënë një trashëgimi të pasur edhe në arte pamore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë