Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Suharekë të Kosovës, ku një qen u fut brenda ambienteve të shkollës duke lënë të lënduar katër nxënës.
Policia e Kosovës njofton se përveç nxënësve, qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë të cilët janë përpjekur ta kapin. Si rezultat, qeni u asgjësua nga njëri prej policëve të pranishëm.
Më vonë u publikuan edhe pamjet kur qeni hyn në korridorin e shkollës, ndërsa nxënësit shihen duke ikur. Në pamje shihen edhe persona të rritur që u aludua se janë pjesë e stafit të shkollës, pra mësues.
Për këtë, Policia ka identifikuar pronarin e qenit, dhe e ka arrestuar atë.
“Dy nxënës kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit dhe janë në shërim në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku një nxënës Femër, e lindur në vitin 2017 ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit. Dy nxënës kanë marrë lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit. Hetimet rajonale bashkë me njësit tjera janë duke hetuar rastin”, njoftoi ditën e djeshme Policia e Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.