Futboll

Liverpool dhe Barcelona në ⅛ e UCL, sot mbyllet raundi i 7

Gola, rekorde, fitore, zhgënjime dhe shkarkime në thriller-in e një mbrëmjeje më parë në Champions League. Liverpool (pas fitores në shtëpi) dhe Barcelona (pas fitores në transfertë) sigurojnë një vend mes 16 më të mirëve dhe nuk do të luajnë në Shkurt. Nuk mund të mungonte Salah në “Anfield Road” që shënoi golin e 50 në kupat e Evropës për Liverpool. Ndërsa Barcelona që lë për të dëshiruar në La Liga, është një tjetër skuadër në Evropë. Lewy dhe Raphinha zhvfletësuan tregolëshin e Pavlidis (brenda 29’) për vendasit dhe mbrojtën vendin e dytë pas fitores në kohën shtesë. 

Në ndeshjet e tjera veçohen fitoret e Atalanta-s (manita ndaj Sturm Graz), Atletico Madrid ndaj Leverkusen (skuadrat mbetën me 10 lojtarë pas kartonave të kuq), Bologna-s ndaj Dortmund (verdhezinjtë shkarkuan trainerin Sahin), Stuttgart dhe PSV Eindhoven (3 gola në transfertë në Sllovaki dhe Serbi). Këto ishin rezultatet teknike të mbrëmjes së shkuar:
Monaco 1-0 Aston Villa
Atalanta 5-0 Sturm Graz
Atlético de Madrid 2-1 Bayer Leverkusen
Bologna 2-1 Borussia Dortmund
Club Brugge 0-0 Juventus
Crvena Zvezda 2-3 PSV Eindhoven
Liverpool 2-1 LOSC Lille
Slovan Bratislava 1-3 Stuttgart
Benfica 4-5 Barcelona

Ndërsa sot plotësohet kuadri i raundit të 7 me ndeshjet e mëposhtëme:
Real Madrid-Salzburg (21:00)
Në raundin e 6-të, Jude Bellingham u bë lojtari më i ri (21 vjec e 164 ditë) që luan 40 ndeshje në Champions League. Ai theu rekordin e vendosur nga Iker Casillas në moshën 21 vjec e 275 ditë.

Leipzig-Sporting CP (18:45 CET)
Portugezët jane një ndër skuadrat që kanë shënuar në cdo ndeshje në Kupat e Evropës, 17 në total.

Shkhtar-Brest (18:45 CET)
Vetëm në 1 nga 28 ndeshjet e zhvilluara në kompeticionet e UEFA-s, ukrainasit nuk ishin në gjëndje të shënonin.

Paris SG-Man City (21:00)
Kjo do të jetë përballja e tetë mes francezëve dhe anglezëve. Kryeqytetasit kanë fituar vetëm një ndeshje ndaj “citizens” duke humbur katër e barazuar dy të tjerat.

Feyenoord-Bayern (21:00)
Holandezët shënuan për të parën herë 4 gola në një ndeshje të Champions League ndaj Sparta Praha.

Sparta Praha-Inter (21:00)
Humbja që zikaltërit pësuan me Leverkusen, ishte e para në ndeshjet e grupeve/ ligën e fazës pas një serie prej 7 fitoresh e 4 barazimesh.

Arsenal-GNK Dinamo (21:00)
Londinezët kanë humbur vetëm një sfidë në ndeshjet e grupeve/ ligën e fazës nga 26 të fundit në kompeticionet evropiane. Ata rregjistrojnë 22 fitore dhe 3 barazime në këtë periudhë.

Celtic-Young Boys (21:00)
Zviceranët kanë një rekord negativ në Champions League pasi kanë humbur 7 ndeshjet e fundit këtu.

Milan-Girona (21:00)
Kuqezinjtë fituan 4 përballje rradhazi në ndeshjet e grupeve/ ligën e fazës në një sezon për të parën herë pas 2002-2003 kur ata u shpallën fitues të Champions League.    


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë