Jetët po humbasin dhe familjet po ndahen për shkak të “kujdesit mjerisht të pamjaftueshëm” për njerëzit me çrregullime të të ngrënit, sipas një grupi deputetësh në Britani.
“Rritja alarmante e çrregullimeve të tilla si anoreksia dhe bulimia në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit, tani është kthyer në një emergjencë”, sipas një raporti të publikuar së fundmi nga një grup Parlamentar.
Ato thonë se nevojitet urgjentisht një ndërgjegjësim më i madh për llojet e ndryshme të çrregullimeve të të ngrënit dhe se si ato prekin meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave dhe etnive.
Deputetët që morën pjesë në studim shpenzuan gjashtë muaj duke dëgjuar përvoja “pikëlluese” nga pacientët, familjet e viktimave, mjekët dhe akademikët.
Çrregullimet e të ngrënit shpesh keqkuptohen dhe shihen si një zgjedhje jetese që prek vetëm vajzat adoleshente por në realitet, ato janë sëmundje mendore serioze, por të shërueshme.
Raporti i referohet shifrave që tregojnë një numër në rritje të njerëzve të prekur:
12% e të gjithë të rinjve 17-19 vjeç dhe gati 21% e vajzave të reja kanë një çrregullim të të ngrënit, sugjeron një studim i shëndetit mendor i vitit 2023.
Ndërhyrjet e hershme
Drejtoresha e shëndetit mendor të NHS në Angli, Claire Murdoch, tha se nuk kishte dyshim se shërbimet e çrregullimeve të të ngrënit ishin nën presion ekstrem dhe duhet bërë më shumë punë për të filluar ndërhyrja herët tek pacientët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.