Drejtësia

Të akuzuar si trafikantë droge / SPAK sekuestron 10 milionë $ kriptovaluta të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja dhe dhjetëra pasuri të tjera

Gazeta Si – SPAK ka vendosur sekuestrimin e 10 milionë dollarë në kriptovaluta të dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, të akuzuar si krerët e një organizate kriminale që merrej me trafikun ndëkombëtar të drogës me bazë në Belgjikë.

SPAK njofton se kriptovalutat miliona dollarëshe të vëllezërvë Çopja u sekuestruan nga bashkëpunimi i ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës “stablecoin”, si dhe një “exchange” të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

Përveç miliona dollarëve në kriptovaluta, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dhe dhjetëra pasuri të tjera të paluajtshme, si vila, toka, njësi banimi, njësi shërbimi, apartamente etj.

Njëri nga vëllezërit Çopja, Franci, është ekstraduar në Belgjikë nga Dubai prej më shumë se një viti. Autoritetet belge e kishin shpallur në kërkim si të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga vendet e Amerikës Latine, së bashku me vëllain tjetër, Hajdarin, i cili vijon të jetë në arrati dhe dyshohet se fshihet në Dubai.

Gjithashtu, SPAK ka vendosur sekuestro preventive edhe ndaj 4 llogarive bankare; 2 llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro dhe 2 llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

Më herët, në kuadër të këtij, SPAK pati sekuestruar edhe një shumë të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe në lekë me vlerë totale 1 milion Euro. Po kështu, u janë sekuestruar një sërë pronash dhe pasuri të patundshme.

Organizata kriminale e vëllezërve Çopja, sipas SPAK ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe të Durrësit.

Gjithashtu organizata ka pastruar paratë kryesisht në sektori i ndërtimit, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

SPAK e ka cilësuar më herët si ‘terroriste’ organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, të cilën e lidh me disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend. Të paktën 6 persona të vrarë, 14 të porositura dhe një grabitje 4.6 mln euro në Rinas janë disa prej krimeve.

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish-“Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë