Gazeta Si – Një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua në Durrës i akuzuar për ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Policia njofton se 30-vjeçari K. K. Dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 34 vjeçarin O. B., banues në Fier, i cili mbeti i plagosur.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.