Futboll

Kthehet Champions League, luhet për kualifikim direkt

Raundi i parafundit në ligën e fazës në Champions League zbret sot dhe nesër  në fushë. Pjesëmarrësit kanë ende shumë për të marrë nga 180 minutat e fundit pasi ka pikë në lojë për kualifikimin direkt dhe evitimin e raundit Playoff. Ja si paraqiten skuadrat përpara ndeshjeve të sotme për javën e 7-të:

Atalanta-Sturm Graz (18:45 CET)
Austriakët kanë fituar vetëm 1 nga 14 përballjet me skuadrat italiane. 6 barazime dhe 7 humbje plotësojnë serinë për Sturm Graz.

Monaco-Aston Villa (18:45 CET)
Francezët janë në avantazh ndaj kundërshtarëve ishullorë. Në 21 ndeshjet e zhvilluara, “monegaskët” kanë fituar 11, barazuar 4 dhe humbur 6 ndeshjet e mbetura.

Slovan Bratislava-Stuttgart (21:00 CET)
Kjo është ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave. Gjermanët fituan në transfertë përpara se të barazonin në shtëpi në vitin 2010.

Club Brugge-Juventus (21:00 CET)
“Zonja e Vjetër” ka fituar 8 nga 12 përballjet me rivalë belgë në kompeticionet e UEFA-s. Dy barazime dhe dy humbje plotësojnë serinë ndërsa humbjen e fundit italianët e pësuan ndaj Anderlecht në vitin 1981.

Atletico Madrid-Leverkusen (21:00 CET)
Spanjollë dhe gjermanë do të ndeshen për të 11-ën herë në kupat e Evropës. Në 10 sfidat e kaluara gjithcka është ndarë në mënyrë identike, 3 fitore për secilën dhe barazime.

Benfica-Barcelona (21:00 CET)
Iberikët janë ndeshur 9 herë më parë mes tyre dhe katalanasit kanë një avantazh të lehtë ndaj luzitanëve. Barcelona ka fituar 3 ndeshje, Benfica 2 të tjera dhe 4 sfidat që mbeten janë mbyllur në shifra të barabarta.

Liverpool-Lillë (21:00 CET)
Anglezë dhe transalpinë u përballën në raundin e 16 më të mirëve në vitin 2010. “The Reds” siguruan kualifikimin me fitoren 3-0 në “Anfield Road”, pas humbjes minimale që kishin pësuar në kontinent.

Bologna-Dortmund  (21:00 CET)
Përballja e 3-të e italianëve me rivalë nga Gjermania në kompeticionet e UEFA-s. Për të gjetur rezultatet duhet të kthehemi në startin e viteve ‘70 të shekullit të 20. Dy barazime, 0-0 dhe 1-1 me Vorwärts Berlin in 1970.   

Crvena Zvezda-PSV Eindhoven (21:00 CET)
Skuadra që përballen për të 3 herë mes tyre në Champions League. 1 fitore për secilën ku ajo 3-2 për vendasit në Beograd ishte një thriller më vete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë