Moti

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu

Nga Gazeta ‘Si’- Në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pas – mesditës dhe në vijim pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore. Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 6 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë