Gazeta Si – Një bandë prej 4 shqiptarësh, hajdutë profesionistë të armatosur me pushkë të vjedhura, revole dhe pistoleta gjysmë automatike, kapën Riccione të Italisë në mbrëmjen e vonë të së shtunës 18 janar pas një ndjekjeje të gjatë nga policia nëpër rrugët e Rivierës së Riminit.
Katër persona, nga 24 deri në 44 vjeç, janë arrestuar gjatë një bastisjeje tëpolicisë, me një karabinier të sulmuar nga hajdutët dhe më pas i dërguar në urgjencë me dorë të thyer.
Në një kohë të shkurtër, banda kishte mundur të grumbullonte një arsenal mallrash luksoze të grabitura nga shtëpitë e viktimave të tyre: dyzet ora të markave luksoze me një vlerë totale prej 800 mijë euro dhe rroba shumë të shtrenjta (me vlerë mijëra euro secila).
Shqiptarëve iu gjet edhe drogë, gati për shitje, kartëmonedha 20 mijë euro, të cilat sipas hetimeve të prokurorit Davide Ercolani, ishin gati për t’u dërguar në Shqipëri, në vendin e origjinës së të arrestuarve, të cilët përfunduan në burg në masë paraprake me akuzat për vjedhje, tregtimin e paligjshëm dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Orë, armë, drogë dhe veshje luksoze
Ditët e fundit, në zonën e Riminit janë raportuar vjedhje të shumta në shtëpi: seri sulmesh të kryera nga Misano, në zonën jugore të Rivierës, deri në Bellaria, në kufirin verior të provincës, në bregdet.
Familjet dhe njerëzit kishin raportuar zhdukjen e orëve të çmuara, duke përfshirë “Rolex”, “Omega”, “Zenith”, “Eberhard” dhe “Hamilton”, si dhe bizhuteri, por edhe rroba të shtrenjta dhe të vjedhura nga hajdutë profesionistë.
Por jo vetëm kaq: policia gjeti 4 pushkë gjuetie të vjedhura në po aq shtëpi dhe tre pistoleta gjysmë automatike, si dhe tre revole.
I gjithë malli dhe armët u gjetën nga policia në banesat e të arrestuarve: armët ishin të mbushura dhe të shoqëruara me fishekë dhe municione të gatshme për përdorim.
Ushtarët gjetën gjithashtu një bllok prej mbi 700 gram kokainë me një paketë mjetesh të dobishme për paketimin e saj, një shenjë e prekshme se banda ishte e përfshirë edhe në tregtinë e drogës.
Dhe ashtu si droga, mallrat luksoze të gjetura, ndoshta armët, do të ishin të destinuara për tregun e zi dhe për marrjen e mallrave të vjedhura.
Të kapur me tuta sporti
Bastisja e policisë filloi vonë të shtunën në mbrëmje në Rimini. Karabinierët kishin ndaluar një makinë të cilësuar si të dyshimtë dhe në bord ndodheshin katër 4 shqiptarët të shpallur në kërkim, të cilët brenda pak çastesh tentuan të arratiseshin.
Të vendosur në një qoshe nga policia, ata tentuan t’i sulmojnë dhe një karabinier, u plagos në dorë, e cila më vonë u konstatua se ishte thyer. Sipas shtypit italian, gjatë arrestimit, shqiptarët mbanin veshur tuta sportive.
Ata sapo kishin kryer grabitjen e radhës, duke vjedhur një koleksion parfumesh, orësh dhe rrobash, si dhe një pistoletë Glock nga shtëpia e një familjeje prej katër anëtarësh.
Hetimet janë ende në vazhdim. Pjesa më e madhe e pasurisë së vjedhur vjen nga zona e Riminit, ndërsa një pistoletë “Smith & Wesson”, duket se është vjedhur në mars 2023 nga një qytetar me banim në Pavia, i cili kishte denoncuar vjedhjen në policinë e qytetit lombard në atë kohë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.