Tenori Armaldo Kllogjeri dhe njëkohësisht ish-banor i BBVIP 2 ka dhënë lajmin se ka fituar gjyqin ndaj Teatrit të Operës dhe Baletit, që sipas tij, e hoqën padrejtësisht nga puna.
Lajmin ai e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, por u shpreh se tashmë lufta do të vazhdojë me qëllim që ai të rikthehet sërish në punë në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Ai është shprehur se për bukën e fëmijëve të tij e çoi deri në fund këtë çështje teksa tha: “Kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.”
“Dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operas dhe Baletit. Doja t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë,” u shpreh ai.
Reagimi:
Ju e dini që prej disa muajsh unë kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit dhe kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.
Doja t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë.
Por gjithashtu dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operas dhe Baletit, në fakt me ish-drejtoreshën e Operas dhe Baletit e cila ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Tashmë lufta vazhdon për tu rikthyer në Teatrin e Operas dhe Baletit.
U hoq padrejtësisht nga puna
Ishte shtator i 2024 kur Armaldo i njohur si “Maestro” në Big Brother Vip Albania 2, kur bëri më dije për ndjekësit padrejtësinë që i ishte bërë.
Me anë të një videomesazhi ai tha se nuk i kishte bërë keq askujt ndërsa shtoi se kishte hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit, që e hoqën nga puna.
“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?
Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…
Ua kam thënë një herë që jam në gjyq! Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai, i cili shtoi se “për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”./Panorama
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.