Ka ndodhur

Përfshihet nga zjarri kabina elektrike, humb jetën një person në Tiranë. Ishte futur për të fjetur

Gazeta Si – Një kabinë elektrike në rrugën e “Kavajës”, në kryeqytet është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.

Sipas asaj që njofton policia, viktima nuk është identifikuar ende, teksa blutë po punojnë për identifikimin e tij.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë