Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike të Shqipërisë për 2025-n. Sipas projeksionit, PBB-ja e vendit do të rritet me 3.5% gjatë këtij viti dhe me 3.3% në 2026-n.
Kosova do të përjetojë një rritje më të fortë ekonomike me 3.9% dhe 4%, për vitet 2025, 2026.
Në rajon, Serbia pritet të ketë performancën më të mirë ekonomike, me 4.2% përgjatë periudhës 2025-2026.
Raporti e përmend Shqipërinë si një shembull pozitiv të sektorit turistik, që ka ndihmuar në rritjen ekonomike të vendit. Gjithsesi, rajoni thotë raporti, mbetet i varur nga tregtia me ekonominë europiane.
Një rritje e mëtejshme e pagave në rajon dhe një shtrëngim i tregut të punës, mund të çojë në një rritje të inflacionit, analizon BB.
Rajoni rrezikohet nga pasiguria e politikave globale dhe një mundësi e ndryshimeve në politikat e tregtisë, si edhe tensionet gjeopolitike. Ndryshimet klimatike janë po ashtu një rrezik për Ballkanin Perëndimor.
Ekonomitë në zhvillim pritet të kenë një 25-vjeçar më të ashpër, thotë Banka duke theksuar nevojën për një “lojë” të re.
“Duke pasur parasysh lidhjet e tyre më të ngushta tregtare me njëra-tjetra, ekonomitë në zhvillim mund të korrin shpërblime të rëndësishme duke përshpejtuar reformat në tërheqjen e investimeve dhe thellimin e tregtisë dhe lidhjet e investimeve me këto ekonomi. Ato munden gjithashtu të përshpejtojë rritjen duke modernizuar infrastrukturën, duke përmirësuar kapitalin njerëzor dhe duke përshpejtuar tranzicionit klimatik”, thuhet në raportin e Bankës Botërore për vitin 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.