Njerez

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Sabah Bizi

Nga sot futbolli shqiptar nuk është më i njëjti, zemra e Legjendës shkodrane dhe mbarëkombëtare Bizi, ka pushuar një herë e përgjithmonë. I lindur pothuajse 77 vite më parë në Shkodër (26 Janar 1948), ai debutoi me ekipin e Vllaznisë në moshën 17 vjeçare duke fituar Kupën e Shqipërisë që në sezonin e parë. Në vitin 1968 u transferua te Partizani ku luajti për 3 sezone dhe fitoi dy herë titullin kampion dhe një trofe në Kupën e Republikës.

Sabah Bizi kur merrte dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti Bamir Topi, i pranishëm dhe Presidenti i FSHF, Armando Duka.

Në sezonin 1971-1972 u kthye në Shkodër ku luajti për ngjyrat kuqeblu deri në përfundim të karrierës në vitin 1982 (atëherë 34 vjeç). Gjatë kësaj kohe ai u shpall kampion në sezonet 1971-‘72, 1973-‘74 dhe 1977-‘78 duke fituar në total 5 tituj në karrierë. Ndërsa Kupat e Shqipërisë u bënë 4 pas sukseseve në sezonet 1971-‘72, 1978-‘79 dhe 1980-‘1981. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai drejtoi skuadrën e Veleçikut dhe për një periudhë të shkurtër Vllazninë.

Sabah Bizi në stadiumin “Loro Boriçi

Në Shkodër shërbyer për shumë vite si sekretar i klubit dhe punoi trainer me moshat duke nxjerrë talente të shumtë ndër vite. Sa i përket Kombëtares ai luajti 12 ndeshje me skuadrën U23 ku shënoi dy gola si dhe 15 ndeshje me ekipin e parë ku shënoi një gol. Të gjithë e mbajnë mend në përballjen me Republikën Federale Gjermane që kishte në përbërje edhe Franz Beckenbauer. Ndërsa vetë i ndjeri Bizi vlerësonte si ndeshjen e tij më të mirë me kuqezinjtë, barazimin 1-1 me Poloninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë