Gazeta Si – Katër persona u arrestuan në Tiranë, pasi goditën për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe po ashtu ata dëmtuan mjetin e policisë.
Policia thotë se u vunë në ndjekje të një makine, pasi vijoi të lëvizte edhe pse semafori kishte ndezur dritën e ndalimit të qarkullimit.
Kur shoferi pa policinë që e ndiqte, e parkoi mjetin dhe vetë vijoi lëvizjen në këmbë. Por ai është ndaluar nga shërbimet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme administrative për shkeljen e konstatuar.
Gjatë komunikimit rezultoi se shoferi i makinës ishte me 3 persona të tjerë të cilët kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës efektivët e Rrugores dhe Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr. 6 për të penguar shoqërimin e tyre në komisariat.
Në vijim të verifikimeve rezultoi se shoferi ishte në gjendje të dehur. “Gjatë shoqërimit në Komisariat këta shtetas kanë dëmtuar mjetin e policisë si dhe kanë dëmtuar derën e ambienteve të shoqërimit. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Sh, 37 vjeç, A. Xh, 32 vjeç, B. Xh, 30 vjeç, të tre banues në Kukës, dhe B. Xh, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“, “Kanosja për shkak të detyrës“, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës“ e kryer në bashkëpunim, dhe “ Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt””, njoftoi policia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.