Gazeta Si – Një 36-vjeçar me iniciale V.K., është vrarë me armë gjahu çifte mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë.
Në një njoftim, policia thotë se autor i dyshuar është 34-vjeçari me iniciale F.K., i afëm i viktimës, i cili u arrestua.
Policia tha se ngjarja u regjistrua në pyllin e fshatit. Fillimisht 36-vjeçari V.K., mbeti i plagosur. Ai u dërgua me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve dhe humbi jetën gjatë transportimit. Sakaq, policia po verifikon nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimtë.
“Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, – njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.