Nga Gazeta ‘Si’- Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar resortin luksoz me vlerë 1.4 miliard dollarë në Sazan.
Berisha në një bashkëbisedim me qyteraët në Facebook, deklaroi se mbështet të gjitha ofertat e sipërmarrjeve të huaja për të investuar në Shqipëri, por duke respektuar rregullat e vendit. Por, kjo ofertë e Ramës, sipas tij është për interesa politike.
“Prej vitit 2001 deri më sot Sazani i është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës që Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por një ofertë që plotëson rregullat ligjore ne nuk i kundërshtojmë ato që respektojnë rregullat e vendit, pavarësisht se Edi Rama e ka përdorur për qëllime politike. Kjo është ne tagrin e shqiptarëve për të bërë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.