Ka ndodhur

Zjarr në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, dyshohet për një shkëndijë elektrike

Gazeta Si – Një zjarr ka rënë në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru rreth orës 08:40 e paradites së kësaj të enjteje.

Policia njoftoi se dyshohet se flakën kanë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë janë evakuuar në kohë personat që ndodheshin brenda qendrës.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit shprehen se i kanë fikur flakët.

“Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë