Nga Gazeta ‘Si’- Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin jugor dhe juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Ndërsa në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.
Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.