Gazeta Si – Një 24-vjeçar me iniciale K.K., i cili drejtonte një automjet tip “Ford”, është arrestuar nga policia, pasi iu gjetën 10 kg kanabis te mbikalimi i Shkozës në Tiranë.
Lënda narkotike po transportohej me qëllim për t’u shitur, bëri të ditur drejtori i Policisë Tiranë në një konferencë shtypi.
I riu u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për prodhim dhe shitje e narkotikëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.