Treg

100 mijë mjete u regjistruan në 1 vit në Shqipëri, shumica të përdorura

Nga Gazeta ‘SI’ – Në 12 muaj, në Shqipëri janë regjistruar 99.441 mjete, duke arritur kështu një rekord të ri.

Drejtoria e Shërbimeve Rrugore tregon se më shumë se 83 mijë nga këto mjete ishin autovetura, pra makina personale.

85.5 mijë mjete të regjistruara gjatë 2024-s ishin të përdorura, kryesisht të ardhura nga importi. Pjesa tjetër, rreth 14 mijë janë regjistruar të reja. Ndonëse janë shtuar ndjeshëm mjetet e reja, 20%, vazhdojnë të dominojnë ato të vjetra, kryesisht të prodhuara 9-15 vite më parë, mbi 53%.

Koreja e Jugut rezulton furnizuesi kryesor i Shqipërisë me makina për 2024-n, me 18.827 mjete të importuara. Lista vazhdon me Italinë dhe Gjermaninë, me 17.8 mijë.  

Ndarë sipas qarqeve, numri më i madh i mjeteve të regjistruara ka qenë në Tiranë, me 41.1 mijë, ndjekur nga Durrësi me 15.9 mijë dhe Fieri me 8.3 mijë.

Volkswagen është tashmë marka më e preferuar në vend, duke lënë Benzin në vend të dytë me 24% dhe 17.5%, respektivisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë