Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Tiranë të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalëpër 40-vjeçarin D.D., dhe 28-vjeçarin P.G., banues në Tiranë, të cilët kapën me 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 thikë, shuma parash të fituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi D. D”, njoftoi policia.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë 40-vjeçari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.