Nga Gazeta “Si” – “Puka N’fest” është festivali më i ri i cili do të organizohet në qytetin e Pukës. Muzikë elektronike, panaire artizanale, konkurse fotografie, paintball dhe shumë aktivitete të tjera do të gjallojnë jetën kulturore të këtij qyteti për tre ditë me radhë. Ky është i pari dhe i vetmi “Snow Festival” në Shqipëri, që sjell një kombinim unik të aktiviteteve dimërore, artit, kulturës dhe aventurës në një nga zonat më të bukura dhe autentike të vendit.
Organizatorja e festivalit “Puka N’fest”, Emiranda Ndoj rrëfen për Gazeta “Si” sesi lindi ideja e këtij festivali në Pukë.
“Pas një përvoje të gjatë në zhvillimin e destinacioneve turistike në Shqipëri si drejtoreshë e organizatës “Tirana Ekspres”, mendova se si pukjane që jam të kontribuoj në zhvillimin qytetit të lindjes. Do ketë muzikë me Dj të ndryshëm, do të performojnë këngëtarë të shumtë e gjithashtu do të ketë panaire artizanale, panair me autorë dhe shkrimtarë pukjanë e gjithashtu shumë aktivitete të tjera që lidhen me natyrën. Ky festival i cili synon të kthehet në traditë ka në fokus zhvillimin e zonës duke e adresuar atë edhe si një destinacion kurati, pra jo vetëm për vizitorë një ose dy ditorë”, thotë Ndoj.
Festivali zgjat tre ditë dhe do të mbahet në datat 16, 17, dhe 18 janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.