Jete & Stil

Njerëzit që punojnë ulur zhvillojnë pagjumësi

Njerëzit që punojnë ulur janë në rrezik shumë më të lartë të zhvillimit të simptomave të pagjumësisë, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga psikologia Claire Smith nga Universiteti i Floridës Jugore. Në studim shkruhet se rreth 80 për qind e fuqisë punëtore moderne qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë.

Studimi mes më shumë se 1 000 punonjësve të intervistuar gjatë një dekade demostroi se ”puna ulur dhe oraret jo standarde të punës paraqesin kërcënime të rëndësishme për shëndetin e gjumit”.

Këta dy faktorë, të përshpejtuar nga ndryshimet teknologjike si shtimi i punës me kompjuter, janë të lidhur me një rritje prej 37% të simptomave të pagjumësisë në mesin e punonjësve që punojnë të ulur dhe një rrezik 66% më të madh për të pasur nevojë për “gjumë të mëtejshëm”, i përcaktuar si dremitje të shpeshta ose gjumë të shtuar në fundjavë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë