Ka ndodhur

I dënuar për vrasje në Gjermani, arrestohet një person në Tiranë. I gjenden armë zjarri dhe municion luftarak

Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një shtetas, i cili rezulton i dënuar më parë në Gjermani për vrasje.

Raportohet se policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit me iniciale V. K., pasi informacioneve se mbante armë zjarri pa leje.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman”, informoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë