Para

Reduktohen kreditë me probleme

Nga Gazeta ‘SI’ – Stoku i kredive me probleme ra në 4.48% gjatë nëntorit, niveli më i ulët i raportuar.

Banka e Shqipërisë raporton se në vlerë, stoku i kredive të këqija u ul me 1 miliardë lekë, në 36.4 mld lekë.

Për ekspertët e BSH-së, ulja e këtij treguesi lidhet me rritjen e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve, por mund të jetë edhe efekt statistikor i rritjes së kredive të reja.

Një skenar ku kreditë e këqija do t’i riktheheshin rritjes është shqetësues për Bankën e Shqipërisë e cila ka ripërsëritur thirrjen e saj për një moderim të kreditimit, specifikisht në sektorin imobiliar.

Një masë për parandalimin e rritjes së kredisë ishte edhe aktivizimi i shtesës kundërciklike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë