Ekonomi

INSTAT: Inflacioni në dhjetor ishte 2.1%

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë muajit dhjetor, inflacioni në Shqipëri u rrit lehtë në 2.1%, ndërsa për gjatë të gjithë vitit 2024, INSTAT raporton se inflacioni mesatar ishte 2.2%.

Nga dhjetori 2023 në atë 2024, rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur në grupin e aktiviteteve të argëtimit dhe kulturës, me 5.6%, ndjekur nga grupi i mobiljeve e pajisjeve shtëpiake me 4.2% dhe pijet alkoolike e duhani me 3.8%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti”, që pasqyrojnë çmimet e karburanteve shënuan ulje me 2.8%.

Në raport mujor, rritjen më të fortë të çmimeve e kishte grupi i pijeve alkoolike dhe duhanit, me 1.1%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.9 %, “Transporti” me 0.6%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë