Për të tretin vit rradhazi Superkupa e Spanjës kërkon “El Clásico”-n për shpalljen e fituesit. Katalanasit mundën Athletic 2-0 të mërkurën ndërsa “Los Blancos” eleminuan Mallorca-n mbrëmjen e kaluar pas fitores 3-0. Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në “El Clásico”-n e parë për këtë vit në “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite të dielën në orën 20:00.
Barça kërkon trofeun e parë në drejtimin e Hansi Flick dhe të 15 Superkupë në historinë e klubit. Për këtë i duhet të ndalojë Real Madrid që do të provojë ta barazojë për numrin e trofeve në total. Një vit më parë Real Madrid shkatërroi Barcelona-n 4-1 në Riyad. Ndeshja e fundit mes tyre u zhvillua Tetorin e kaluar në La Liga dhe katalanasit triumfuan 4-0 në “Santiago Bernabeu”. Përpara asaj mbrëmjeje “Los Blancos” kishin fituar 4 ndeshje rradhazi ndaj Barca-s.
Eder Militao dhe Dani Carvajal do të mungojnë për Real Madrid ndërsa David Alaba kthehet në skuadër. Vinicius Junior është i gatshëm gjithashtu ndërsa rrezikon Aurelien Tchouameni që e la sfidën ndaj Mallorca-s përpara fundit. Barca nuk do të ketë Marc Bernal, Marc-Andre Ter Stegen, Hector Fort dhe Andreas Christensen. Dani Olmo dhe Pau Victor janë të gatshëm pasi morën leje për një rregjistrim të përkohshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.