Futboll

Şahin-Alonso në provën e Murit të verdhë

Dortmund-Leverkusen në raundin e 16 nuk është vetëm një sfidë luksi në kthimin e Bundesligës pas pushimeve dimërore por edhe një përballje mes ish kolegëve Nuri Şahin dhe Xabi Alonso për të parën herë si kundërshtarë nën petkun e trainerit. Vetë ndeshja ka arësyet e saj për të mos u evituar pasi Dortmund nuk ka asnjë humbje në shtëpi këtë sezon ndërsa kampionët në fuqi vijnë pas një serie prej 5 fitoresh rradhazi. Por le të kthehemi tek trainerët, dikur lojtarë Şahin dhe Alonso vishnin fanellën e Real Madrid në sezonin 2011/12 në La Liga.

“Aspirinat” përballë “Verdhezinjve”

Sa i përket trainingut të dy janë relativisht pa eksperiencë, Alonso fillimisht udhëhoqi Real Socieded B drejt ngjitjes në “Segunda Liga”. Për të mbërritur në Leverkusen në vitin 2022 ku pësoi 15 humbje në 115 ndeshje (në të gjitha kompeticionet) dhe fitoi titullin e parë në historinë e Bayer, pa asnjë humbje. Plotësoi suksesin me Kupën e Gjermanisë dhe ishte pranë mrekullisë nëse nuk do të mundej (humbja e vetme sezonale) nga Atalanta në Finalen e UEFA Europa League.

Florian Wirtz (Leverkusen) përballë Bynoe Gittens (Dortmund)

Ndërsa Şahin udhëhoqi Antalyaspor drejt mbijetesës në “Turkish Super Lig” në vitin 2021 përpara se ti bashkohej stafit të Edin Terzić në Dortmund në fund të vitit 2023. Shkarkimi i Terzić verën e shkuar i dha mundësi 36 vjecarit të drejtojë verdhezinjtë me të cilët luajti sezone të shkuara. Duke qënë dy ish futbollistë të suksesshëm, Şahin është në hapat e ish kolegut për tu bërë një trainer i suksesshëm gjithashtu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë