Nga Gazeta ‘Si’- Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm sërish në territorin shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Ndërkohë, meteorologia Tanja Porja tha se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të vjeshtës.
Porja tha se pjesa tjetër e janarit pritet të jetë me temperatura mjaft të ulëta, tipike si ato të një dimri të ‘egër’.
“Është çështje orësh, çështje 48 orësh, që moti të ndryshojë totalisht. Këto temperatura të larta 19 apo 20 gradë celsius mbase do i shohim nga muaji shkurt ose mars, pasi në ditët në vijim presim temperatura shumë të ulëta, tepër më të ulëta se ato tipiket e dimrit”, tha Porja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.