Nga Gazeta ‘Si’- Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella në lartësinë mbi 900 metra.
Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore-veriperëndimore ku priten edhe rrebeshe; ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin pakësim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar duke rikthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.