Nga Gazeta ‘SI’ – Deri në muajin nëntor 2024, tregu i sigurimeve në Shqipëri kaloi vlerën e 22 mld lekëve, me një rritje 7.2% në raport vjetor. Për të njëjtën periudhë, numri i kontratave të sigurimit arriti mbi 1.43 milionë.
Shifrat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se sigurimet e jetës mbajnë një pjesë të vogël të tregut, 8.9%, por me rritje. Pjesa tjetër e tregut dominohet nga sigurimet e jo-jetës, ku vendin e parë e kanë sigurimet e detyrueshme.
Ndër sigurimet e detyrueshme, ato motorike arkëtojnë pjesën më të madhe të të ardhurave dhe arritën 13.5 mld lekë në 11 muaj. Rritja vjetore është rreth 7.7%.
Në grupin e sigurimit vullnetar, që arkëtoi 5.6 mld lekë në 11 muaj, pati një rritje të kontratave me 5%. 3.6 mld lekë erdhën nga portofoli i sigurimit të pronës, kryesisht për zjarrin.
Sigurimi për aksidentet dhe shëndetin gjatë 11-mujorit u rrit me vetëm 1.15% dhe mblodhu 1.25 mld lekë.
Gjatë periudhës janar – nëntor 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 7.8 mld lekë ose 22.59% më shumë se në periudhën janar – nëntor 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik ishin 5.7 mld lekë, me rritje 30%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.