Territori Shqiptar vijon nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.
Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat Jugore dhe Juglindore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në skajin Jugor dhe Juglindor të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.
Ndërkohë do të vijojnë ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2-3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Lindor- Juglindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.
Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, duke bërë që dielli të jetë present në të gjithë territorin shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.