Ka ndodhur

U plagos me armë zjarri në Shkodër, 24-vjeçari arrestohet për kallëzim të rremë

Gazeta Si – Një 24-vjeçar me iniciale A.B., është vënë në pranga lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë në Shkodër.

Por, pas marrjes në pyetje, i riu nuk dha deklarim të plotë në polici në lidhje me rrethanat dhe për këtë fakt është prangosur.

Policia thotë se ai akuzohet për veprën penale “moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka dhënë deklarim të plotë në polici në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë ditën e djeshme në Shkodër.

“Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin me iniciale E. Sh., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij, 24-vjeçarin me iniciale A. B.

Vijon puna për kapjen e 22-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë